Nuk do i pëlqejë Ramës! Meta i propozon Blendi Fevziut të bëhet kryeministër
Presidenti Ilir Meta është pyetur mbrëmjen e sotme rreth deklaratave të tij më 2 Mars për shpërndarjen e Parlamentit.

Gjatë intervistës, pas insistimit të gazetarit Blendi fevziu, Meta e ka pyetur mbrëmjen e sotme këtë të fundit nëse kishte dëshirë të bëhej kryeministër.

Meta e pyeti dhe i ofroi Fevziut këtë detyrë, në kuadër të bisedës, teksa flisnin në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe deklaratave të ambasadores amerikane.

Fevziu: Ju deklaruat se do të shpërndanit parlamentin, pse duket sikur jeni tërhequr nga ky qëndrim?

Ilir Meta: Ju e merrni përsipër të bëheni kryeministër?

Fevziu: Po mua s’më ka lënë mendja ta bëj atë gjë.

Ilir Meta: Po të dalë dikush që e ka lënë mendja dhe ta marrë përsipër këtë gjë
Shtuar më 25/05/2020, ora 23:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori