Ishte kthyer në makth për spanjollët, arrestohet “skifteri” shqiptar, ju gjetën bizhuteri me vlerë 65 mijë euro në makinë

Një shqiptar ëhstë arrestuar në Spanjë, pasi i janë gjetur bizhuteri me vlerë mbi 65 mijë euro në makinë.

Mediat spanjole raportojnë se në qytetin e Alava kishte patur një sërë denoncimesh për sende të vjedhur, por policia ka arritur vetëm ditën e djeshme që të bëjë të mundur ndalimin e hajdutit.

Në momentin e arrestimit shqiptari ka qenë duke lëvizur me makinë nëpër rrugët e qytetit.

Autoritete spanjolle janë duke punuar për kthimin e bizhuterive dhe sendeve me vlerë tek pronarët legjitimë. Aktualisht shqiptari ndodhet në burgun e qytetit Alava.


Shtuar 24.05.2023 17:21