Nesër në këto qytete do të ketë reshje
Nesër (e enjte dt.23) priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër, Elbasan dhe Tiranë, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje.

TEMPERATURAT
Nesër (e enjte dt.23) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13 / 21 °C
në vendet e ulëta: 11 / 23 °C
në vendet malore: 6 / 19 °C

Sot pasdite (e mërkurë dt.22) dhe nesër (e enjte dt.23) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.

ZJARRET NË PYJE
----------------------
Sot pasdite (e mërkurë dt.22) dhe nesër (e enjte dt.23) të gjitha qarqet pritet të jenë në nivelin “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik “I ULËT” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht qarqet: Korçë (Per?ndim), Fier (Jug) dhe Vlorë (Veri).

Shtuar më 22/05/2019, ora 23:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori