Negociatat/ Maqedonia në zgjedhje, Rama e Basha 'zihen' nga Facebook-u për fajtorët
Pak ditë më parë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mori përgjigjen negative për hapjen e negociatave. Ndërkohë që në Maqedoni, Zaev ka dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme duke pranuar disfatën, për kryeministrin Edi Rama qeveria shqiptare nuk ka asnjë përgjegjësi.

Rama ka vijuar replikat me kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me vendimin që mori Bashkimi Europian për të mos hapur negociatat me vendin tonë, ndërsa ky i fundit i kërkoi kreut të qeverisë dorëheqjen.

Përmes një fotomontazhi ku duket Basha dhe kryeministri Italian, Giuseppe Conte, Rama citon fjalët e homologut të tij ndërsa ka deklaruar se vendimi i BE-së ishte një gabim historik, ndërsa foton e shoqëron me komentin “No coment”.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një reagimi në rrjetet sociale pak më herët, ka ngritur disa pyetje ndaj kryeministrit Edi Rama ndërsa thotë se ka ardhur kohë të pranojë përgjegjësitë për dështimet e tij.

“Kujt do t’ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë? Për ekonominë e shkatërruar? Kujt do t’ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua. Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë.

Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar.Ti ke dështuar”, shkruan Basha.
Shtuar më 21/10/2019, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori