Negociatat/ Basha: Gjermanët thanë "po" nga opozita, Rama dështoi
NNdërkohë që kryeministri Edi Rama nuk mbajti asnjë përgjegjësi mbi mos hapjen e negociatave për Shqipërinë, kryeopozitari Basha mendon të kundërtën.

Sipas Bashës, opozita ishte ajo që arriti të merrte "PO" e gjermanëve ndërkohë akuzoi Ramën se ka dështuar.

"Ju e dini fare mirë se PD dhe unë personalisht jemi përpjekur në takimet me CDU-në në Bundestag që ta transforminim JO-në e tyre në një proces kushtëzimi që do të mundësonte reformat dhe “po”-në e negociatave.

Ta themi qartë, dëshironim të kishim një rezultat ndryshe sot, por nuk prisnim më mirë sesa Bundestagu vendosi para 2 javësh. Shqipëria nuk mund të merrte një “po” të prerë”, tha Basha.

Ka një përpjekje për ta shitur atë të sotmen si një përplasje mes vendeve të BE dhe jo si një keqqeverisje. Në këtë gjendje nuk ta hap askush derën e negociatave.

Këtë ta thotë edhe qytetari më i zakonshëm në fshatin më të largët, sepse vendi nuk po qeveriset, por po sundohet. Kjo është e vërteta.

1 orë e gjysëm që sapo kaloi ishte harxhimi më i madh i kohës për këdo që e ndoqi. Unë nuk pata nevojë, sepse e di çfarë propagandon. Sapo kam mbërritur nga Berlini me informacionet më të freskëta në lidhje me këto çështje”, tha kreu i PD-së /albeu.com/

Shtuar më 18/10/2019, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori