Në rrezik dhe fëmijë, shpëtohet peshkarexha në Karaburun (VIDEO)
Vranësirat në vend kanë sjellë dhe erëra të forta e reshje shiu në të gjithë vendin, duke habitur kështu pushuesit.

Një tragjedi është shmangur ditën e sotme pranë Karaburunit.

Roja Bregdetare e Forcës Detare shqiptare ka shpëtuar një peshkarexhë.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes, Roja Bregdetare shpëtoi dy pjesëtarët e ekuipazhit të peshkatores dhe një femijë.

Peshkarexha "Aurora1" kishte pësuar defekt dhe kërkoi ndihmë.

Në këtë operacion ndihmoi edhe një mjet i Policisë Kufitare dhe Migracionit. /albeu.com/

Shtuar më 07/07/2018, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori