Në PD mblidhen për të ardhmen e protestave (FOTO LAJM)

Ka nisur pak minuta më parë mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ku pritet të vendoset për hapat e mëtejshëm për protestat e opozitës.

Basha e kishte paralajmëruar këtë mbledhje një ditë më parë duke theksuar se janë forumet e larta të PD që do të vendosin të ardhmen e protestave.

Në selinë e PD janë fotografuar nga LSA të hyjnë me radhë nga Sali Berisha tek deputetët e tjerë të kësaj partie. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2019, ora 18:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori