“Çiftet që flenë të ndarë janë më të lumtur”, psikologu: Shqipëria nuk e ka në kulturë këtë praktikë

Sipas disa studimeve në SHBA çiftet që flenë në dhoma të ndara janë më të lumtur.

Por sa përputhet ky konstatim me kulturën shqiptare? Psikologu Edmond Dragoti ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të premteje në “Good Morning Albanians”, ne Euroneës tha se në kulturën shqiptare nuk praktikohet shumë fjetja e ndarë.

Sakaq ai tha se një mik i tij ka gjithë jetën që fle i ndarë nga gruaja.

Psikologu u shpreh se miku i tij i cili fle në aneks, ndihet shumë mirë duke qenë se kur flenë ndarë “i shpëton” dominancës së gruas.

“Ne nuk e kemi në praktik të shpesht këtë fjetjen të ndarë, ndërkohë shoku im e shkoi gjithë jetën në aneks, sepse guran e kishte dominante. Varet edhe nga marrëdhëniet që krijohen në familje. Ajo përcaktonte se kur duhet të flinte dhe kur nuk duhet të flinte ky në dhomin e gjumit. Ai filloi të ndihej i kënaqur kur flinin të ndarë, se kështu i shpëtonte dominancës së gruas”, tha psikologu Edmond Dragoti./albeu.com/