Profesori jep dorëheqjen, tregon makthin që kaloi në shkollë: Nxënësit ishin gati të më rrihnin

Një profesor ka dhënë dorëheqje nga puna pasi pretendon se është bullizuar nga nxënësit e tij. Ngjarja ka ndodhur në një gjimnaz profesional në një ishull të Greqisë.

Medait greke raportojnë se profesori i ka paraqitur dorëheqjen drejtorit të shkollës, të shoqëruar me një letër, ku shpjegon gjerë e gjatë arsyet që e çuan në këtë vendim. Në letër mësuesi shkruan se nxënësit e bullizuan atë që në ditën e parë të mësimit, ndërsa thotë se një ditë për pak sa nuk u dhunua nga nxënësit.

Ai shprehet se nxënësit gjatë orës së tij të mësimit kanë bërë sjellje të paimagjinueshme. Sipas tij ata ulërinin përdornin celularët dhe përplasnin tavolinat.

“Bërtisnin, ulërinin në orë të mësimit. Vinin në shkollë me makina dhe parkonin te oborri shkollës. Pinin duhan dhe lëndë narkotike, ndërkohë unë jepja mësim. Nuk më respektuan as edhe një sekondë. Përplasnin bankat dhe dyert”, shkruan ai.


Shtuar 24.10.2022 13:12