“Ndiq paranë”, Berisha: Milionat e inceneratorëve përfundojnë në xhepat e Ramës dhe Veliajt

Kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi se pas inceneratorëve qendron kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj.

Në një takim me anëtarët e degëve 8, 9, 10 Berisha tha se mjafton të dëgjoje deklaratën e ish-Minsitrit të Financave, Arben Ahmetaj, për të kuptuar se kush qendron pas aferës së inceneratorëve.

Po dalin të gjitha të dhënat në dritë, në mënyrën më të përsëritur. Kemi bërë të qartë se përgjegjësi numër një me distancë është Edi Rama për djegësat, se kryehajduti i aferës është Edi Rama. Pse do ta akuzoj unë atë si ish-kryeministër për një gjë të paqenë, jo kurrë, për faktin e thjeshtë nëqoftëse enti, agjencia kombëtare e prokurorimit i thotë kryeministrit se kjo procedurë është e paligjshme dhe nuk mund të përdoret, kryeministri në rast se e përdor e ka sipërmarrjen e vet atë dhe do të vjedh aty. Se kurrë nuk i lejon vetes të firmosë një akt të tillë. Këtë ka bërë Edi Rama.

Ndaj dhe Arben Ahmetaj tha se nuk isha unë aq i fuqishëmsa të lëvizja qeverinë. E vërtetë ajo, nuk e lëviz dot ministrin, qeverinë e lëviz vetëm kryeministri. Këtu të jemi fare të hapur. Arben Ahmetaj ka pa asnjë diskutim përgjegjësitë e veta, se përpiqej të paraqitej dorëjashtë, por nuk është dorëjashte, sepse ka sigluar, një lloj miratimi që merret, të gjitha dokumentet që i kanë shkuar, nuk ka firmosur, kontratën e Tiranës, por ka ndenjur si që shikon krimin dhe nuk bëzan.

‘Ndiq paranë’ tha. Ku është ‘ndiq paranë’? Erion Veliaj është, pse është Erion Veliaj. Sepse kontrata e djegësit të Tiranës është për tu bërë me para private dhe pavarësisht nga kjo, nga thesari, nga paratë tuaja janë disbursuar për llogarinë e Ramës dhe Veliajt dhjetëra milionë euro. Prandaj ndiq ku shkojnë. Shkojnë të Erion Veliaj. Nga Erion Veliaj, ju them unë shkojnë në Holandë dhe ofshore. Por këto janë paratë që i kalon Edi Rama aty.  Kjo ndodh me Durrësin”, u shpreh Berisha.


Shtuar 26.02.2023 20:09