Orteku në Norvegji, ndërrojnë jetë dy gjerman

Dy shtetas gjermanë kanë gjetur vdekjen në një ortek afër akullnajës në arkipelagun Arktik Svalbard të Norvegjisë, i cili ndodhet më shumë se 800 kilometra në veri nga pjesa tokësore e Norvegjisë.

Guvernatori i Svalbardit u informua se dy persona që ishin pjesë e një turneu të organizuar nga një kompani ruse.

Një helikopter dhe një qen nuhatës u dërguan menjëherë në ishujt e largët, por të dy, të cilët nuk u identifikuan, u konfirmuan të vdekur nga ekipet e shpëtimit, tha guvernatori në një deklaratë.

Akullnaja ndodhet afër Barentsburg, një qytet rus i minierave të qymyrit. Sipas një traktati të vitit 1920, Norvegjia ka sovranitet mbi arkipelagun, por vendet e tjera nënshkruese kanë të drejta të shfrytëzojnë burimet e saj natyrore. Barentsburg, vendbanimi i dytë më i madh në Svalbard, ka 435 banorë, kryesisht rusë dhe ukrainas.


Shtuar 22.02.2020 22:43