E FUNDIT/ Sërish rritje e ndjeshme e të të infektuarve, 21 raste në 24 orë
Momente paniku, tentohet të rrëmbehet 4 vjeçarja në Korçë
Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Korçë, ku një vajzë vetëm 4-vjeç është tentuar të rrëmbehet.

Një i ri, i moshës 20 vjeç me anë të forcës ka arritur t’i rrëmbejë një gruaje vajzën e mitur. Në këtë moment kanë ndërhyrë fqinjët të cilët kanë mundur të shpëtojnë vajzën 4-vjeçare shkruan tch.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.17, ndërkohë ka dyshime që i riu që ka bërë këtë veprim mund të jetë me probleme mendore.

Shtuar më 23/05/2020, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori