Mijëra euro dhe 95 kilogram "mall", si ranë në kurth 4 persona
Policia ka arrestuar 4 persona në Lezhë, pasi iu gjetën 95 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Gjatë operacioni u bë i mundur identfikimi dhe lokalizimi i automjetit që dyshohej se mund të transportonte lëndën narkotike nga Vlora në fshatin Gjadër, Lezhë, ku shërbimet e Policisë ndërhynë duke bllokuar mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. D.

Nga veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore rezultoi se mjeti tip “BMW” që transportonte lëndën narkotike paraprihej nga 2 mjete të tjera, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të pikave të kontrollit nga ana e Policisë.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në të tre mjetet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11.000 euro. Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit në të cilin u gjet lënda narkotike, shtetasin K. D., 23 vjeç, banues në Shkodër dhe ka bërë ndalimin e shtetasve K. L., 28 vjeç, A. T., 32 vjeç, banues në Vlorë dhe K. T., 50 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në dy mjetet që po kontrollonin rrugën.

Policia, nën drejtim e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe DVP Shkodër, po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.
Shtuar më 31/05/2020, ora 11:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori