Ukraina dënon me 12 vjet burgim një ushtar rus

Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar një ushtar rus me 12 vjet burgim, nën akuza se ka shkelur ligjet e luftës, bëri të ditur më 30 mars Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Ushtari, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, u gjet fajtor për kërcënim dhe viktimizim të civilëve ukrainas në afërsi të Kievit, teksa ata po largoheshin nga ajo zonë në marsin e vitit 2022, disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Më herët gjatë këtij muaji, Ukraina kishte dënuar me dënim të njëjtë edhe Aleksei Loboda, oficer të forcave ajrore ruse.

Ai u dënua për bombardimin e caqeve civile në rajonin lindor ukrainas të Harkivit në mars të vitit 2022.

Ukraina dhe grupet e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar Rusinë se qëllimshëm shënjestron caqe civile, sulme që mund të përbëjnë krime lufte.

Por, pavarësisht dëshmive se forcat e Moskës godasin caqe civile, Rusia mohon këto akuza./rel/


Shtuar 30.03.2023 17:50