Momenti emocionues! Ermiona takon vajzën e saj në aeroport pas daljes nga BBV (VIDEO)

Rrugëtimi i Ermiona Lekbellos brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’ nuk ishte i gjatë por duhet thënë se la gjurmë tek njerëzit. Batutat dhe shpërthimet e saj, sot janë ‘hit’ në rrjetin social ‘Tik Tok’, e fama e saj është rritur edhe në ‘Instagram’, duke numëruar mbi 91 mijë ndjekës.

Pas përjashtimit nga ‘BBV’ për shkak të sjelljes, Ermiona është rikthyer në jetën normale. Ajo është takuar më në fund me vajzën e saj, Elisën.

Momenti është filmuar nga personat që ishin në hollin e aeroportit e më pas e kanë shpërndarë në rrjetin social ‘Tik Tok’. Ermiona përqafon e puth me mall të vogël e saj, të cilën e ka përmendur shumë shpesh brenda shtëpisë.

@mega_virale♬ original sound – Mega News Albania

Pas daljes nga shtëpia e ‘BBV’ ajo bërë një reagim në rrjetet sociale, duke shprehur ndjesitë e saj për rrugëtimin dhe ngjarjet e krijuara brenda shtëpisë. Teksa falënderon Luizin pasi i qëndroi pranë deri në fund, Ermiona shprehet se ai u mundua që ta bindte që ajo të qëndronte, por ajo shprehu dëshirën të largohej.

@mega_virale♬ original sound – Mega News Albania