I ngacmoi të dashurën në pub, shqiptari rreh për vdekje 34-vjeçarin italian (EMRI-FOTO)

Një i i shqiptar është arrestuar nga policia italiane, me akuzën e vrasjes. Siaps asaj që raportojnë mediat italiane, 28-vjeçari shqiptar i cili punonte si bodyguard në një lokal nate në Rimini, ka goditur mbi 50 herë me grushta 34-vjeçarin italian, Giuseppe Tuçi, duke i shkaktuar vdekjen.

Në foto viktima, Giuseppe Tuçi

Sipas dëshmitarëve, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.

Ditën e djeshme autoritetet kishin ndaluar 28-vjeçarin shqiptar me akuzën e plagosjes shumë të rëndë por tani pas vdekjes së italianit akuza do të kalojë në vrasje me dashje.

Giuseppe Tuçi ishte një zjarrfikës dhe punonte në sektorin zjarrfikësve të aeroportit të Rimini që nga viti 2019.


Shtuar 12.06.2023 22:04