Meta e ftoi për krizën politike, ish-presidenti Topi i përgjigjet thirrjes
Ish-Presidenti Bamir Topi konfirmoi sot se do të takohet me Presidentin Ilir Meta.

Ky takim vjen pas ftesës që ky i fundit i ka dërguar për të diskutuar mbi krizën politike dhe kushtetuese në vend.

"Jam gati të takohem me Presidentin Meta”,- tha Topi gjatë një interviste folur në “Report TV”

Duke vlerësuar situatën kritike kushtetuese në vend, ish-Presidenti Bamir Topi deklaroi se është gati në çdo moment të takohet me Presidentin Meta.

Ditën e sotme, ish-presidenti Rexhep Meidani u takua me kreun e shtetit për të diskutuar mbi zhvillimet politike në vend.
Shtuar më 19/11/2019, ora 22:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori