Dhuna mes krushqve në Durrës, babai me vajzën shkuan për të prishur martesën, si nisi sherri mes dy familjeve

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me sherrin e dhunshëm mes krushqve në fshatin Arapaj të Durrësit, ku për pasojë u arrestuan dhëndri Korab Uka 33 vjeç, nëna e tij 59-vjeçare dhe i ati 53 vjeç.

Dy prindërit e dhëndrit akuzohen për dhunë në familje, ndërsa vetë dhëndri për mbajtje armesh pa leje dhe dhunë, pasi në konflikt e sipër me njerëzit e nuses nxori kallashnikovin.

Ndërkohe për nusen dhe babain e saj Gëzim Demiri policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit në banesën e Korab Ukës u gjet një kallashnikov dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Si ndodhi sherri

Shkak i sherrit mësohet se ka qenë prishja e martesës mes çiftit. Nusja bashkë me babanë e saj shkuan në banesën e Korab Ukës me qëllim prishjen e martesë, por debate agravoi ne dhunë dhe në përdorimin e kallashnikovit.

Palët janë konfliktuar dhe kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit dhe për pasojë kanë pësuar edhe dëmtime fizike. Dy familjet në konflikt janë bashkëfshatarë dhe ishin lidhur edhe më shumë përmes një lidhjeje që bashkoi fëmijët e tyre, por konflikti mes çiftit përfshiu dhe prindërit.


Shtuar 17.07.2023 13:42