Mediat e huaja shkruajnë për sulmin ndaj turistëve: Kemi humbur shumë nga ky episod tmerri
Ngjarja e rëndë ku dhunoheshin turistët nga pronari Mihal Kokëdhima në Vlorë, "mori dhenë" edhe jashtë vendit.

Gazeta zvicerane i cilëson si skena të ndonjë filmi horror atë që ka ndodhur në Porto Palermo.

Gazeta me e lexuar ne Zvicer: "Kemi humbur shume nga ky epizod tmerri."
Ndërkohë që në artikullin e kësaj gazete shkruhet se si turistët spanjollë u sulmuan në Porto Palermo në Shqipëri. Po ashtu krahas artikullit në këtë gazetë, pothuajse të gjitha mediat në Zvicër kanë publikuar videon ku Mihal Kokëdhima shfaqet mbi kafanon e makinës dhe gjuan xhamin e makinës. Ngjarja ka dëmtuar shumë imazhin e Shqipërisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë për pronarin e Bar Restorant "Panorama" në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima.

Sipas vendimit të Gjykatës, 55-vjeçari është lënë në qeli pa afat. Ai akuzohet për konsumimin e tre veprave penale: "Kanosje", "Shkatërrim i pronës" dhe "dëmtime të tjera me dashje".

Ngjarja në fjalë ka marrë dhenë dhe kudo po flihet për të, por jo vetëm në vendin tonë. Imazhi i Shqipërisë është dëmtuar. Një qytetar ka shkruar pak minuta më parë në redaksinë e JOQ Albania dhe tregon se gazeta më e madhe në Zvicër ka shkruar për këtë ngjarje.

Shtuar më 19/08/2019, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori