"Me ty vdiq edhe gjysma ime", djali i Skënder Kurtit bën dedikimin prekës
Ish-trajneri i kombëtares së boksit, Skënder Kurti pas 20 ditësh rezistencë ndërroi jetë nga koronavirusi në Spitalin Infektiv.

Me një shënim në facebook, i biri i tij, Renato, ka bërë një dedikim prekës emocionues.

“Qofsh i xhenetit shoku im me i ngusht , baba im. Zoti t’miret i merr per vete , pac dheun e leht bab me ty ka vdek edhe gjysma ime sot. S’ndahesh dot nga zemrat tona. Do jetosh me mu n ‘rah n’shpirtin tim derisa t’bashkohemi“, shkruan ai në facebook.

Skënder Kurti ndërroi jetë sot pasi prej ditësh ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi pësoi vdekje klinike.


Shtuar më 05/04/2020, ora 23:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori