Me tre emra, si u zbulua i riu që ekzekutoi shokun pas sherrit në mes të Astirit
Policia ka dhënë të tjera informacione për autorin i cili dyshohet të ketë eliminuar mbrëmjen e së hënës 28 vjeçarin Vilson Tafçiu.

Autoritetet deklarojnë se kanë arritur të dokumentojnë me prova ligjore vrasjen e 28-vjeçarit në zonën e “Astirit” madje ka shpallur në kërkim si të dyshuar shokun e tij.

Bëhet fjalë për një 29-vjeçar nga Dibra, që ka përdorur tri identitete të ndryshme dhe kishte qëndruar bashkë me viktimën në Francë e në Belgjikë, derisa Tafçiu u arrestua e më pas u deportua në Shqipëri.

Policia thotë se nga hetimet e deritanishme, vrasja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri të çastit mes viktimës dhe autorit të dyshuar.

Dy ditë më parë, burime nga grupi hetimor thanë se i dyshuari është shtetasi Noel Dishi, i cili ka njohje me viktimën. Identifikimi i tij si i dyshuar është bërë nga deklarimet e dëshmitarëve, por edhe këqyrja e kamerave të sigurisë, që po ashtu kanë fiksuar edhe një automjet që është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, menjëherë pas vrasjes.

Të njëjtat burime thanë se është ushtruar kontroll në banesën e këtij personi, por ai nuk është gjetur aty, gjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet e Policisë për përfshirjen e tij në krim.

“Si rezultat i punës profesionale, reagimit të menjëhershëm të strukturave të Policisë dhe bërjes së një sërë veprimeve proaktive, grupi i posaçëm hetimor ka mundur të dokumentojë me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjesdatës 20 janar 2020, në “Astir”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 29-vjeçari V. T. Bazuar në veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara, rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M. P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjesdatës 20 janar, në rrugën ‘Dhaskal Todri’, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri, duke vrarë shtetasin V. T.”, tha zyrtarisht Policia.

Shtuar më 23/01/2020, ora 08:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori