Mbyllen hetimet, Lulzim Basha merret i pandehur
Kryetari i opozitës Lulzim Basha është marrë i pandehur. Ky vendim ka ardhur pasi janë mbyllur hetimet për çështjen e lobimit rus.

Basha akuzohet se ka gënjyer në formularin e financimit të PD-së në zgjedhje, ndërsa një tjetër akuzë që rëndon ndaj tij është dhe ajo e pastrimit të parave.

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur gjithashtu hetimin edhe për edhe ish-sekretarin e Përgjithshëm të PD, Arben Ristanin dhe financierin e PD, Ilir Dervishi.

Kryedemokrati dhe dy zyrtarët e tjerë janë marrë të pandehur për akzuat e financimit rus në fushatën elektorale të vitit 2017.

Lideri i opozitës akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA, e cila nuk është bërë nga PD, por nga një kompani “Biniata Trade”. Sipas hetimeve nga dokumentet e dorëzuara nga autoritetet investigative amerikane rezultojnë pagesa direkte nga ana e Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve të 2017 për 625.000 dollare. Partia Demokratike deklaroi ne Shqipëri vetëm 25 mijë dollarë, pra nuk njihet ende origjina e 600 mijë dollarëve që dyshohet të jenë para pa një burim të caktuar origjine. /abcneës.al

Shtuar më 08/11/2019, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori