Mbi 5 mijë vdekje, Miss-i heq dorë nga kurora e i kthehet mjekësisë në Angli (FOTO LAJM)

Miss Anglia ka dhënë shembullin më të mirë në këto ditë të vështira, duke iu bashkuar ekipit mjekësor si mjeke për të luftuar COVID-19.

Bukuroshja, Bhasha Mukherjee hoqi dorë nga karriera e saj si mjeke pas pjesëmarrjes në “Miss World” në dhjetor të vitit 2019, ku përfaqësonte Anglinë.

E ftuar të jetë ambasadore për bamirësi, Mukherjee kishte planifikuar të vë stetoskopin e saj dhe të përqendrohet në punën humanitare deri në gusht të këtij viti.

“Më ftuan në Afrikë, në Turqi, pastaj në Indi, Pakistan dhe disa vende të tjera të Azisë për të qenë një ambasadore për punë të ndryshme bamirësie”, ka thënë ajo për gjigantin CNN.

Por, ndërsa situata e koronavirusit u përkeqësua në Britani të Madhe, 24-vjeçarja po merrte mesazhe nga ish-kolegët, duke i thënë asaj se sa e vështirë ishte situata për ta ndaj vendosi të rikthehej në detyre.

Mbretëria e Bashkuar regjistron më tepër se 51,600 raste të koronavirusit dhe mbi 5,370 vdekje, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.
Shtuar më 07/04/2020, ora 16:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori