Makina përplaset me shtyllën, përfundon e përmbysur në mes të rrugës (VIDEO)
Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Fier. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur rruga Çelidrad, ku një automjet tip Audi me targa AA 444 MI është përplasur me shtyllën dhe ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale në makinë.

Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte drejtuesi i automjetit.

Policia shkoi në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit si dhe për të shmangur trafikun e automjeteve.
Shtuar më 25/08/2019, ora 22:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori