Majko jep lajmin e mirë: Shqiptarët e bllokuar në kufi "e kanë hotelin të paguar"
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ka sqaruar se 23 shtetasit shqiptarë të mbetur prej disa ditësh në kufi, do të hyjnë në Shqipëri dhe shpenzimet për ditët e karantinimit në një hotel do i mbulojë këshilli i koordinimit.

"Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur, s’dua të bëj as të butin as të fortin, për këta 23 veta do paguhet nga këshilli i koordinimit qëndrimi në karantinë por kjo nuk do të thotë që do hapen dyert për të tjerët.

I kam thënë ti marrim përsipër ne për të paguar karantinën, s’do japim para për të gjithë të tjerët, këshilli i koordinimit, për ta mbyllur këtë histori që na ka vënë në pozitë të vështirë. Nga grupi i shqiptarëve në Kapshticë do hyjnë dhe e ka marrë përsipër këshilli i koordinimit.

Shteti shqiptar nuk u ka thënë askujt mos hajdeni se ky do ishte një turp i madh, akujt si ka shkuar në mendje të luajë me nervat e shqiptarëve e ti thotë mos hajde. Unë nuk kam ardhur këtu të bëj të fortin, duhet të kuptojmë që jemi në një dramë humanitare dhe ekonomike që është duke na ardhur, na është thënë nga ekspertët i plotë bllokim të kufijve e kjo ka ndodhur.

Po flasim për 20 e ca veta atje që unë sot kam folur edhe me ministrin e Brendshëm edhe kabinetin e kryeministrit, vetëm për këta 20 e ca raste të ketë një histori përjashtimore, se kur burri apo gruaja rri 3 ditë në kufij, e ka një hall, për të tjerët që janë rezidentë, është e qartë, duhet të kuptoni
kryeministri i një nga shtetet më të fortë u shtrua në spital sot.

Ne nuk diskutojmë vetëm të sëmurët sot, por bartësit që janë mina me sahat do hapim portat e s’do vendosim karantinën, s’jemi shteti i vetëm që e bëjmë këtë”, tha në Open.

Majko tha se kjo situatë e ka acaruar dhe se ka marrë konsultë edhe nga një mjek për shqiptarët prej ditësh në kufi.

“Kam marrë një doktor në telefon, me nervozizmin tim, i kam thënë të lutem më jep një ndihmë si ta trajtoj nga ana humanitare, kam pasur pjesën time të nervozizmit mjeku më tha më mirë të shtrirë atje se sa të shtrirë të vdekur në spital”.


Shtuar më 06/04/2020, ora 22:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori