Lleshaj thotë se nuk gjendet denoncuesi i skandalit të Shkodrës
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur pas një mbledhjeje në komisariatin e Koplikut se policia është duke kërkuar denoncuesin e videos ku shihet polici Berhan Bajrakurti duke kryer veprime të turpshme.

"Ne kemi që mbrëmë që kërkojmë denoncuesin e videos dhe nuk po e gjejmë. Kjo është çështja themelore, kush është denoncuesi. Bajrakurtin po e mbajmë të arrestuar për të parandaluar çdo rast intimidimi ndaj denoncuesit potencial", shprehet Lleshaj. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori