Lefter Maliqi bën gafën e madhe në Kuvend (FOTO LAJM)

Deputeti i dalë nga listat e PD-së, Lefter Maliqi ka bërë një gafë të madhe sot gjatë seancës plenare në Kuvend.

Ndërkohë që thoshte se politikanët nuk duan vettingun pasi dalin lakuriq, ai u përpoq që mesazhin e tij ta forconte me disa vargje kuptimplota për situatën që po kalon vendi.

Ai tha se po lexonte vargjet e Reshat Arbanës nga poezia e famshme "Hakërrim". Në fakt, këtë poezi e ka shkruajtur Ali Asllani dhe Reshat Arbana është deri më tani ai që me performancën e tij i ka bërë edhe më të njohura në publikun shqiptar.

Në videon e mësipërme mund të ndiqni poezinë e recituar nga Arbana, por që autor ka Ali Asllanin. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2019, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori