PS feston 32 vjetorin, Berisha: U themelua nga dy serbë në 1941, sot Rama e ka shndërruar Tiranën në vasale të Beogradit

Partia Socialiste ka festuar mbrëmjen e sotme 32 vjetorin e krijimit, por për ish-kryeministrin Sali Berisha kjo forcë politike është themeluar shumë vite më përpara.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se PS u themelua më 8 nëntor 1941 nga dy serbë, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha në vitin 1941 si Partia Komuniste.

Sipas Berishës kjo forcë politike është shndërruar në partinë e krimit dhe drogës.

Ai ka shtuar se e vetmja gjë që mund të urojë në këtë ditë, është që socialistët e ndershëm të ndahen nga sekti i Rilindjes, të cilën e quajti sekt të kreut të qeverisë, Rama.

Postimi i Berishës:

“Rilindja” e Edi Ramës, partia e krimit dhe drogës, kremton përvjetorin e ndërrimit të emrit!

Të dashur miq, sot PSSH de fakto “Rilindja” e Edi Ramës, feston ditën e ndërrimit për herë të tretë të emrit të saj.

Ajo u themelua si forcë plotike antishqiptare me 8 nëntor të vitit 1941 nga serbët Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha me emrin Partia Komuniste e Shqiperisë, në të vërtetë “Kali i Trojës” së Beogradit në zemër të kombit shqiptar.

Kjo forcë politike terroriste për shkak të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit që kreu gjatë luftës që mori karakter vllavrasës, pas lufte ndërroi emrin nga PKSH në Partia e Punës së Shqipërisë.

Me këtë emër, kjo parti e udhëhequr nga Enver Hoxha i cili në deklaratën e paridtit të Bashkimit Demokrat Europian të vitit 1991, do shpallej Hitleri shqiptar i pas luftës, vendosi në Shqipëri diktaturën staliniste më të egër në Europë.

Ajo përsëri për shkak të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, që kreu ndaj popullit shqiptar gjatë dekadave të saj në pushtet, u detyrua që me datën 12 qershor të vitit 1992 të ndryshojë emrin në Partia Socialiste e Shqiperisë.

Pas disa përpjekjeve të bëra nga Fatos Nano dhe një grup të rinjsh për reformimin e saj, kjo parti nën udhëheqjen e Edi Ramës është shndërruar përseri në Parti-shtet të lidhur ngushtë e gjerë në kreun e saj me drogën, krimin dhe vjdhjet e mëdha të fondeve dhe pasurive publike.

Kjo parti sot nën drejtimin e Edi Ramës kremton përvjetorin e ndërrimit të emrit si parti antikombëtare që shndërroi Tiranën në vasal të Beogradit, si parti e genocidit të ri ndaj shqiptarëve që duke zbatuar platformën e Vaso Çubrilloviçit përzuri në 8 vite 937 mijë shqiptarë nga Shqipëria. Kjo parti me në krye Edi Ramën ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Ajo si parti shtet ka instaluar duke grabitur votën e shqiptarëve, monizmin e plotë në Shqipëri. Këto 10 vite në pushtet PS mbylli dyert e BE për Shqiperinë.

Edi Rama në krye të PS me qeverinë e tij vodhi dhe shpërdoroi në fondet dhe pasuritë publike miliarda euro. Ai me lidhjet e tij të krimit shndërroi Shqiperinë në epiqendër operative të organizatave kriminale të rajonit, Europës, Amerikës sës Veriut e Amerikës së Jugut dhe Lindjes së Mesme.

Ndaj dhe sot të dashur miq, le të urojmë nga zemra që të gjithë socialistët e ndershëm, idealist dhe patriot të ndahen me Edi Ramën dhe sektin e tij të rilindjes, si armiq të egër të lirisë së shqiptarëve. #sb

 


Shtuar 12.06.2023 22:44