“Kurthi i mjaltit”, fiksimi për femrat çoi në pranga bosin shqiptar të kokainës

Për më shumë se 10 vjet, oficerët e inteligjencës nga të paktën katër vende kanë qenë në kërkim të drejtuesit të një organizate shqiptare që merrej me shitjen dhe shpërndarjen e kokainës, heroinës dhe drogave të tjera në rajonin e Lionit të Francës.

Oficerët e inteligjencës së Europol dhe Interpol pohojnë se ai u transferua në vitin 2021 në Kolumbi për të krijuar aleanca me kartelet që veprojnë atje. Ai filloi të jetontenë një lagje të njohur të Santa Martas dhe qëndroi atje për dy vjet pa u zbuluar, por një seri fotosh dërguar femrave me të cilat flirtonte ishin shkaku që çoi në zbulimin e tij.

Ai mburrej me fotografi të udhëtimeve në Evropë.

Shqiptari Besnik Gjergji Nikolli, alias Niko ose “el Gordo”, (i shëndoshi), i kërkuar me të kuqe për llogari të Francës nga Interpoli për krimet e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Niko, sipas hetimeve së inteligjencës, kishte lidhje me strukturat e trafikut të drogës në Shqipëri, Holandë dhe Gjermani, të cilët ishin partnerë të tij në Evropë dhe ishin përgjegjës për trafikun e drogës.

EL TIEMPO hetoi dhe vërtetoi se bosi shqiptar u kap pasi agjentët e inteligjencës franceze zbuluan anën e tij më të dobët:femrat.

“Hetuesit përdorën si karrem në internet një grua dhe ai e hëngri. Ajo ishte një agjente e fshehtë, e cila fitoi besimin e ‘Nikos’ dhe e shtoi atë në rrjetet sociale”, tha një burim gjyqësor për këtë gazetë.

Sipas autoriteteve, shqiptari rrallëherë dilte nga banesa e tij në një apartament modest në lagjen San Pablo të Santa Martës, ku organizonte festa dhe orgji.

“Ai u tha zonjave se jetonte në Bogota dhe se shkonte në bregdet vetëm për një shëtitje”, siguroi një burim ligjor.

Pak kohë më vonë, ai filloi t’i dërgonte foto agjentes së infiltruar. “Një nga ato imazhe kishte vendndodhjen gjeografike në metadata. Që nga ai moment filloi detyra për të gjetur vendndodhjen e saktë për kapjen e tij”, tha hetuesi.

Për më tepër, fqinjët filluan t’u thonë autoriteteve se stili i jetës ekstravagante dhe i izoluar i tij dukej shumë i dyshimtë.

Në fakt, fotografia e fundit ka qenë ajo që ka bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së të huajit. “Ne e dinim vetëm se ai ishte në Kolumbi, sepse kishte hyrë përmes Bogotas, por ai nuk figuronte në të dhëna. Franca këmbënguli që ‘Niko’ ishte në vend”.

Kapja ndodhi fundjavën e kaluar në Santa Marta (Magdalena), pas një operacioni të udhëhequr nga gjeneral brigade José Luis Ramírez Hinestroza, drejtor i Dijín, në bashkëpunim me Zyrën Franceze Kundër Drogës dhe mbështetjen e Forcave Kolumbiane të Hapësirës Ajrore.


Shtuar 30.08.2023 10:55