Sherr mes të rinjve në Pogradec, dëmtohet në kokë një 30-vjeçar

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur në Pogradec, ku një prej tyre ka mbetur i plagosur. Policia bën me dije se është arrestuar shtetasi me inicialet O. L., 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar në kokë, me një përforcues grushti, një 30-vjeçar.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, iu gjet një thikë dhe një sasi e vogël më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me përforcuesin e grushtit.


Shtuar 26.04.2023 14:43