Kush është 27 vjeçari që u përplas për vdekje në Kavajë
Një i ri është përplasur mbrëmjen e sotme nga makina në Kavajë.

Si pasojë ai ka humbur jetën, ndërsa autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pranë Prokurorisë ndërkohë që autori akoma nuk është identifikuar.

Mësohet se viktima është një 27 vjeçar, Çaush Ballabari, i cili ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi, me një biçikletë.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 23:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori