“Nuk e duroj dot”, ish-lojtari francez kundër Neymar: Jam i lumtur që u dëmtua

Në Paris jo të gjithë janë të mërzitur për dëmtimin e Neymar, i cili do të humbasë sezonin sepse duhet të operohet në kyçin e këmbës së djathtë.

Ish-lojtari francez Christophe Dugarry beson, në fakt, se mungesa e anësorit brazilian do t’i sjellë dobi PSG-së, të cilin e sheh më të fortë pa të.

“Jam i lumtur për PSG-në që Neymar është i dëmtuar. Mendoj se kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për Galtier. Skuadra është shumë më e balancuar me pesë mbrojtës dhe Mbappé dhe Messi në sulm”, tha Dugarry për ‘RMC Sport’.

“Nuk e shoh më, nuk e duroj dot. Nuk duroj dot driblimin dhe atë qëndrim. Nuk dua ta shoh më në fushë, jam i lodhur!”, shtoi ai.

Por nga ana tjetër, Dugarry beson se PSG do të kishte një problem nëse Kylian Mbappé ose Leo Messi dëmtohen. /albeu.com


Shtuar 7.03.2023 12:30

Tags: ,