Kryebashkiaku Alla në SPAK pas videos me kokainë, zbulohet kush e shoqëron (VIDEO)

Vetëm pak minuta më parë kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, videoja e së cilit po bën xhiron e rrjetit është paraqitur në SPAK.

Alla është shoqëruar në ambinetet e SPAK nga avokati i tij Petrit Ismaili.

Thirrja e Allës në SPAK u bë pas publikimit të videos ku dyshohet se është ai duke konsumuar kokainë në një lokal në qytetin e tij.

Videoja e publikuar nga gazetari Artan Hoxha është bërë tema e ditës, ndërkohë vetë kryebashkiaku e ka quajtur atë montim dhe ka akuzuar për këtë Partinë Demokratike. /albeu.com/


Shtuar më 23/01/2020, ora 17:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori