KQZ shqyrton nesër procedurën për 13 Tetorin
Pas kërkesës së aleatëve të PD-së, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar një mbledhje ditën e nesërme.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:00, ku edhe do të shqyrtohet kërkesa e partive opozitare për fillimin e procedurave për zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Pershendetje,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e shtunë, më datë 03.08.2019, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

Shqyrtimi i projekt vendimi: 1. “Për shqyrtimin e kërkesës paraqitur nga partia Republikane e Shqipërisë, partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë dhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim “Për fillimin e procedurave për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 13.10.2019”.​

Dite te mbare!


Shtuar më 02/08/2019, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori