KQZ shpall rezultatin zyrtar të 30 Qershorit, Zguri voton kundër
Katër javë nga zgjedhjet njëpartiake të 30 Qershorit, KQZ ka miratuar sot rezultatin final të tyre, me katër vota pro dhe një kundër.

I vetmi që deklaroi se zgjedhjet ishin jokaluese ishte kreu i KQZ-së Klement Zguri, vota e të cilit nuk mundi që të pengonte në asnjë moment procesin farsë.

Një tjetër qendrim ka mbajtur nënkryetari Denar Biba, i cili tha seme mbajtjen e zgjedhjeve në 30 qershor, u kalua një moment i vështirë për vendin, dhe u arrit të respektohej shteti ligjor.

Biba: Politika do ketë edhe marrëveshje. Kemi pasur mbështetje konstante të ndërkombëtarëve, pasi ky ishte një moment i vështirë për Shqipërinë. Uroj që leksioni të jetë marrë nga politika shqiptare. Uroj që këto zgjedhje të shërbejne për dicka.

Zguri: Mosmarrëveshjet do vijojnë, konflikti do vijojë edhe më gjatë. Unë do të votoj kundër, unë dua qëkjo performancë të mos kthehet në standard pune në të ardhmen. Nuk bie dakord me shumicën, dhe iu bëj thirrje ju kolegëve të mi, që ti thërrisni logjikës suaj ligjore.

Tashmë procesi për zgjedhjet e 30 Qershorit po vijon vetëm në Kolegjin Zgjedhor, ku deri tani është vendosur për konstituimin e këshillave bashkiakë, pasi KQZ nuk kishte votat e mjaftueshme për të kryer këtë proces.


Shtuar më 27/07/2019, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori