Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut shqyrton mundësinë e ndalimit të “TikTok” në shkolla

Do të vazhdojmë me takimet me institucionet që duhet të vlerësojnë rreziqet e mundshme të përdorimit të “TikTok” dhe çfarë materiali ka në platformë, në mënyrën e përdorimit të tij nga nxënësit.

Nëse konfirmohet në institucionet e sigurisë se disa video të “TikTok” nga nxënësit vlerësohen si arsye e keqe për përdorimin e platformës, së bashku me MSHIA dhe AEK dhe institucione të tjera, do të shqyrtojmë të gjitha mundësitë në mënyrën e përdorimit të “TikTok” si aplikacion, tha Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në lidhje me ndalimin e mundshëm të përdorimit të rrjetit social, i cili konsiderohet se ka ndikim negativ tek të rinjtë.

Shaqiri njofton se shkollat do të fillojnë me takime të rregullta me prindit, por do të fillojnë të realizojnë takime edhe me psikolog dhe pedagog.

“Këto janë masat e para. Do të shikojmë për një protokoll konkret dhe nga shtatori do të ketë më shumë masa dhe njoftime në formë të doracakve”, tha Ministri i Arsimit./ina