Korça nuk gjen qetësi, lëkundet sërish gjatë natës
Prej ditësh qyteti i Korçës po lëkundjet nga tërmete të njëpasnjëshme.

Gjatën natës, janë regjistruar 3 dridhje në fshatin Arrëz dhe më pas në Sheqeras.

Lëkundja e parë ka pasur magnitudë 2.9 me epiqendër në Sheqeras, ndërsa lëkundja e dytë ka pasur magnitude 2.2 në thellësi 30 km dhe me epiqendër 12 km në Veri të Korçës.

Pak ditë më parë Korça u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2. Ndërkohë vatar vijon të jetë aktive, por lëkundjet kanë qenë me intensitet të ulët.



Shtuar më 08/11/2019, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori