Festivali i Zjarrit kthehet në tragjedi, 26 viktima dhe mbi 4 mijë rë plagosur

Festivali i famshëm i Zjarrit në Iran është kthyer në një tragjedi të vërtetë.

26 persona u vranë dhe 4,368 të tjerë u plagosën në të gjithë vendin si pasojë e festimeve masive.

Sipas traditës turma njerëzish mblidhen në vende publike dhe kërcejnë mbi zjarr.

Festa konsiderohet pagane nga shumica dërrmuese e klerit shiit dhe shefi i policisë kishte bërë të ditur se e konsideronte ngjarjen “të rrezikshme”.

Gjatë festivalit, pjesëmarrësit kërcejnë mbi zjarre për t’u pastruar dhe për të larguar shpirtrat e këqij.