Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i moti për javën e ardhshme

Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i moti për javën e ardhshme

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe të Martë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash deri të dendura më të theksuara në relievet malore në lindje.

Për ditën e Hënë vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu në relievet malore në veri ndërsa për ditën e Martë reshjet e shiut shtrihen edhe në lartësitë kodrinore.

Këto reshje do të jenë kryesisht më intenistet të ulët por nuk do të mungojnë edhe shtrëngatat afatshkurtra.

Duke filluar nga dita e Mërkurë moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar.

Reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Për ditën e Enjte në zonën e jugperëndimit dhe ditën e Premte në veriperëendim reshjet parashikohen me intensitet deri dhe të lartë.


Shtuar 7.05.2023 15:44