Kërkoi shpalljen e pavlefshme të votimeve, KQZ rrëzon Bindjen Demokratike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me votat e katër anëtarëve të Partisë Socialiste, ka kthyer ankimimet e Partisë Bindja Demokratike, e cila kërkoi anulimin e votimeve të 30 qershorit për shumicën e bashkive të vendit.

Sipas KQZ-së, kërkesat e BD-së nuk plotësonin dokumentacionin e nevojshëm dhe për këtë arsye duheshin rrëzuar. Klement Zguri, kreu i KQZ-së, votoi pro të gjitha kërkesave të partisë së Astrit Patozit.

Bindja Demokratike, e cila kishte kandidat në 21 bashki nuk fitoi asnjërën prej tyre, por koordinatori Astrit Patozi tha se kontestimi i partisë së tij nuk vjen për shkak të rezultatit, por për faj të socialistëve të cilët manipuluan procesin dhe nuk ofruan garë të drejtë dhe të ndershme. Ai akuzoi socialistët për manipulim e vjedhje votash si dhe përjashtim të Bindjes Demokratike nga gara në më shumë se gjysmën e bashkive vendit.

Sa i përket mbledhjes së KQZ-së, sot u miratuan edhe rezultatet për bashkinë e Kamzës dhe të Korçës.
Shtuar më 06/07/2019, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori