Kërkesa për shkarkimin e Metës, Komisioni i Venecias "zbarkon" në Tiranë
Një delegacion i Komisionit të Venezias pritet që të mbërrijë në Shqipëri në javën e dytë të shtatorit, pasi i është kërkuar mendim nga Kuvendi për shkarkimi e presidentit Meta.

Delegacioni pritet që të ketë takime në fillimjavën e dytë të Shtatorit në Kuvend dhe në kryeministri, për t’u njohur më mirë me situatën ligjore në të cilën kërkohen shkarkimi i Metës.

Po ashtu delegacioni pritet të ketë takime dhe me vetë presidentin Meta, dhe më pas do të japë mendim mbi legjitimitetin e shkarkimit.

Pak kohë më parë me kërkesë të mazhorancës fillimisht dhe më pas të komisionit hetimor, Kuvendi i kërkoi opinion urgjent nga Komisioni i Venecias për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në letrën dërguar me 22 korrik me firmën e kryetarit të Kuvendit, i adresohen 8 pyetje drejtuesit të Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio.

Cili është roli i Presidentit të Republikës bën regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e shtetit sa i takon proceseve zgjedhore?
Cilat janë detyrimet kushtetuese dhe konventore që i imponohen Presidentit të Republikës në regjimet parlamentar, siç është Shqipëria, në ushtrimin e kompetencës për caktimin e datës së zgjedhjeve?
A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence që rrjedhin nga e drejta demokratike e zgjedhësve për ta ushtruar këtë të drejtë sipas marrëveshjes kushtetuese, me siguri dhe parashikueshmëri?
Kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë për të vendosur ushtrimin e sovranitetit të popullit, apo një detyrim i tij për të garantuar cilësisht ushtrimin e sovranitetit popullor nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve të tij, brenda kufizimeve që sovrani ka vendosur nëpërmjet Kushtetutës së miratuar prej tij?
Nëse Presidenti i Republikës pasi ka caktuar datën e zgjedhjeve dhe organet e administrimit të zgjedhjeve janë duke kryer veprimet sipas ligjit, e anulon dhe cakton një datë tjetër, a kemi cenim të parimeve të së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, në funksion të respektimit të shtetit të së drejtës?
Në rastin e mësipërm a kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cënuar të drejtën e subjekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë?
Nisur nga pranimi se qeverisja duhet të dalë nga një sistem zgjedhjesh periodike, që mbahen çdo katër vjet, nxjerrja e Dekretit të Presidentit që anulon datëen 30 qershor 2019 si datë të mbajtjes së zgjedhjeve vendore dhe që zgjat qëndrimin në detyrë të përfaqësuesve në këshilla bashkiakë dhe kryetarë të bashkive, tej mandatit katër vjeçar, a e respekton parimin e periodicitetit të zgjedhjeve?
Duke patur parasysh se ndryshimi i datës së zgjedhjeve ndikon tek pritshmëritë ligjore për subjektet zgjedhore dhe zgjedhësit, a konsiderohet se cënohet siguria juridike në këto raste? A është i lidhur cënimi i sigurisë juridike me pasojat që vijnë apo mjafton shkelja e parashikimeve kushtetuese dhe cënimi konsiderohet i kryer?
Kuvendi e ka njohur me situatën që nga zëvendësimi i mandateve të lënë nga PD-LSI me deputetë të rinj, me dy dekretet e Kreut të Shtetit për anulimin e zgjedhjeve dhe datën e re për zgjedhjet vendore.

Gjithashtu në letër ndodhet edhe vendimin e KQZ për ta shpallur ta pavlefshëm dekretin e Metës si dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor për ankimimin e Idajet Beqiraj për të dalë jashtë zgjedhjeve pas Dekretit të Metës.

Ruçi e bën me dije Komisionin e Venecias se Parlamenti ka ngritur komisionin hetimor pas kërkesës së 55 deputeteve socialistë duke i renditur edhe 9 shkeljet e Presidentit sipas relacionit të Komisionit të Ligjeve.


Shtuar më 09/08/2019, ora 13:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori