Kërcënohet me jetë punonjësja e Bashkisë Elbasan, tentojnë t’i djegin makinën
Elbasani njihet si një ndër qytetet më problematikë për sa i përket krimit të organizuar.

Rreth një muaj më parë është djegur makina e shefit të Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Elbasan, Edvin Gjyli.

Dyshohet se autori i djegies së automjetit është shtetasi F.D., i cili ka pasur një lidhje dashurie me kushërirën e Gjylit.

Kjo e fundit e ka denoncuar në polici pasi shtetasi F.D., nuk ka pranuar ndarjen dhe ka vijuar ta përndjekë për një kohë të gjatë.

Për shkak të lidhjeve familjare, Gjyli dhe shtetasi F.D. janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe ky i fundit dyshohet se i ka djegur makinën.

Së fundmi, zhvillime të reja janë mësuar nga kjo çështje. Burime ekskluzive bëjnë me dije se pas djegies së makinës së Gjylit, i cili u pezullua nga puna pak ditë më parë, është tentuar t’i digjet makina edhe shtetases K.A., e cila është kushërira e ish-OPGJ-së së Policisë së Elbasanit dhe ish-e dashura e shtetasit F.D.

Burimi shprehet se shtetasja K.A., është kërcënuar herë pas here që të tërheqë padinë që ka ngritur ndaj ish-të dashurit të saj, shtetasit F.D.

Madje, burimi thekson se kushërira e Gjylit, e cila sipas tij është punonjëse në Bashkinë e Elbasanit, është kërcënuar edhe me jetë nga shtetasi F.D.

Ngjarja është regjistruar të mërkurën, më 19 shkurt, ndërsa sipas burimit policia nuk ka marrë asnjë masë dhe ngjarja po mbahet e fshehtë.

Burimi shprehet:

“Pershendetje! Mbas djegies se makines se oficerit të policise Elbasan Edvin Gjyli , te merkuren, me 19 shkurt, tentuan ti djegin makinen dhe shtetases K.A., qe eshte kushurira e oficerit dhe e kercenuar here pas here qe të terheqe kallzimin qe ka bere kunder ishit te saj F.D. punonjes ne nje kompani qe ofron sherbim kabllor ne Elbasan , ku punon dhe Olsi Canga qe u akuzua per tentativen e perdhunimit të studentes Rovena Zeka ! Shtetasja K.A., punonjese në Bashkine Elbasan kercenohet me jete nga ky shtetas F.D., qe të terheqe kallzimin dhe policia nuk ka mare asnje lloj mase , mbas djegies se makines se kushuririt te saj Edvin Gjyli sot tentuan ti djegin makinen dhe kushurires se OPGJ. Ngjarja gjithashtu po mbahet e fshehte nga policia. Faleminderit”

Djegia e makinës së OPGJ, Edvin Gjyli

Në ditët e para të muajit janar të këtij viti, makinës së zyrtarit të policisë iu vu flaka nga persona ende të paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 8 janarit, ndërsa paraprakisht u dyshua që gjithçka të ketë ndodhur për shkak të detyrës.

Makina tip “Volksëagen” ndodhej e parkuar pranë banesës së Gjylit, në afërsi të doganës së Elbasanit.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë, policia e Elbasanit nuk ka dhënë asnjë informacion tjetër, nëse autorët identifikuar dhe arrestuar apo jo.

Disa ditë më parë, të njëjtat burime pohuan se djegia e makinës së oficerit dyshohet të jetë bërë nga një shtetas, i cili dy ditë para ngjarjes ka patur një konflikt interesi me Gjylin në komisariatin e Policisë së Elbasanit.

Burimi tha se Gjyli i kishte dalë në mbrojtje kushërirës së tij.

Shtetasi i dyshuar për djegien e qëllimshme të makinës së oficerit është F.D, i cili ka bërë ankesë ndaj oficerit të policisë, për shkak se i doli në mbrojtje kushërirës së tij.

Sipas burimit, shtetasi në fjalë dhe kushërira e oficerit të policisë,e cila është punonjëse në shtet, kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre më parë.

Pasi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, ata kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin, dhe vajza pretendon se është përndjekur nga shtetasi F.D dhe e ka denoncuar disa herë në polici, pasi ndihej e kërcënuar.

Asokohe, burimi shprehej:

“Pershendetje! Djegia e makines se ketij oficerit dyshohet ka ndodh per shkak te detyres dhe mendohet se eshte bere nga nje shtetes , pasi ka pasur ne mes para dy ditesh konflikt interesi ne komisariat. Oficeri I ka dale në mbrotje kushurires se tij. Ne komisariat ka pasur nje konflikt midis 2 shtetasave, nje nga keto shtetase eshte kushurira e dyte e oficerit dhe ai ka dale ne mbrotje. Shtetasi F. D. ka bere ankese qe pse u oficeri i doli ne mbrotje kushurises se tij, duke i thene se do ta coje shume lart kete pune. Dhe Ky shtetas eshte nje nder të dyshuarit kryesor qe mund të kete vene qellimisht flake makines se oficerit, pasi djegia e makines eshte bere dy dite mbrapa. Kusherira e oficerit ka pasur nje lidhje dashurie me shtetasin F.D. Pasi jane ndare, ai ka vijuar ta perndiqte dhe kercenonte.Dhe ky shtetas eshte konfliktuar me oficerin. Kjo eshte nje piste dyshimi qe mund të jete djeguar makina. Vajza eshte punonjese në shtet dhe oficeri ja ka kaluar ceshtjen dikujt tjeter mbasi ishte konflikt interesi brenda fisit. Dhe djali eshte shprehur në komisariat qe oficeri u soll keq dhe I ka dale ne mbrotje Kushurires se tij. Dy dite mbas kesaj u dogj makina Vajza ka qene disa here në komisariat sepse ndihej e kercenuar dhe ka bere disa deklarata ne lidhje me ate ceshtje pasi vazhdimisht e kane bezdisur shqetesuar. Shtetasi F.D. punon te nje kompani qe ofron sherbim kabllor ne Elbasan.

Pezullimi i Gjylit nga detyra

Disa ditë pas kësaj ngjarje, shefi i policisë gjyqësore në Elbasan, Edvin Gjyli është pezulluar nga detyra.

I njëjti burim bëri se Gjyli u pezullua më 3 shkurt të këtij viti.

Sipas burimit, pezullimi i tij nga detyra ka ardhur si pasojë e një përplasje që Gjyli kishte pasur me shtetasin F.D.

Gjyli i kishte dalë në mbrojtje kushërirës së tij, e cila dyshohet se përndiqej nga shtetasi F.D.

Ky i fundit kishte bërë ankesë ndaj oficerit, duke çuar në pezullimin e tij.

Burimi është shprehur:

“Pershendetje! Sipas informacioneve qe kam eshte pezulluar nga detyra shefi i policise gjyqesore Elbasan Edvin Gjyli qe ju dogj makina në muajin Janar , vlen te theksohet se ai i ka dale në mbrojtje në komisariat nje kushurire dhe eshte konfliktuar me shtetasin F.D., pasi ky fundit i perndiqte kushuriren , dhe shtetasi F.D eshte ankuar ndaj oficerit te policise se pse i kishte dale në mbrotje kushurires se tij , kjo ankese ndaj oficerit , ka cuar dhe pezullimin e tij nga detyra !

Lidhja e shtetasit F.D me tentativën e përdhunimit të studentes 22-vjeçare në Elbasan

Shtetasi F.D është i punësuar në të njëjtën kompani ku punon edhe 36-vjeçari, Olsi Çanga, i cili në muajin nëntor të vitit të kaluar u akuzua për tentativën e përdhunimit ndaj studentes shqiptaro-italiane, Rovena Zeka, ngjarje e cila bëri mjaft bujë në media.

Çanga u la i lirë nga Gjykata e Elbasanit, për “mungesë provash”.

22-vjeçarja rrëfeu asokohe se Çanga së bashku me dy persona të tjerë e kanë ndjekur me makinë dhe më pas tentuan ta përdhunonin./JOQ
Shtuar më 21/02/2020, ora 20:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori