Me barkun bosh, Ronaldo largohet përfundimisht nga BBV

Ronaldo la sonte shtëpinë e Big Brother, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.

“Po më haej edhe bukë”, tha Ronaldo në momentin e largimit i cili duket se nuk ka gjetur kohë të ushqehet para Prime-t.

Prime e kaluar, Vëllai i Madh i dha një avantazh Nitës, duke qenë se ishte lidere e shtëpisë. Ajo kishte dy mundësi zgjedhje, midis grupit të vjetër të banorëve dhe atij të riut, njërit prej tyre t’i falte imunitet.

Nita zgjodhi që imunitetin t’ia japë grupit të vjetër, duke dërguar automatikisht në televotim Efin, Kiarën, Bledin dhe Ronaldon.


Shtuar 11.04.2023 23:14