Kashar, pallatet e dëmtuara nga tërmeti nuk kanë asnjë lloj dokumentacioni
Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah pasigurinë dhe mungesën e dokumenteve në pallatet e dëmtuara në Kashar.

Pas lëkundjeve të forta prokuroria sekuestroi dokumentacionin që ishte në dosjen e ish-komunës, për të cilat kërkoi dhe ekspertizë.

Burimet bëjnë të ditur se në përgjigjen që është kthyer akuzës ka mungesë të dokumenteve që kanë të bëjnë pikërisht me cilësinë dhe qëndrueshmërinë e pallateve.


Mungesa në dokumentacion nis që me aktin e kolaudimit, i cili certifikon objektin për banim ose jo. Po ashtu nuk ka një studim sizmologjik. Shqetësim mbetet fakti se në dosje nuk ka procesverbal të gërmimit të tabanit të themelit të shoqëruar me fotografi.

Lidhja e hekurit dhe strukturat e betonit janë pikat kyçe të sigurisë së një pallati, por ekspertët nuk kanë mundur të gjejnë një dokument të tillë apo dhe fotografi të këtyre punimeve. Një tjetër prove duhet të ishte dhe provat e betonit, por që nuk janë gjetur. Por po ashtu nuk ka as certifikata të cilësisë së materialeve, konstatime të mbikëqyrësve apo dhe të punimeve të tjera, shkruar Oraneës.

Pas kësaj përgjigje, mësohet se prokuroria do të veprojë në Tiranë me ndalime ku pritet të përfshihen ish zyrtarë të ish komunës, por dhe ndërtues dhe inxhinierë.
Shtuar më 21/12/2019, ora 16:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori