Pasi pranoi lidhjen, Morena zbulon bisedat në orët e vona me të dashurin e ri (FOTO LAJM)

Kur të gjithë po flisnin nëse Morena Taraku është apo jo në një lidhje dhe në rrjet nisën të qarkullojnë disa biseda të rreme për të, këngëtarja zgjodhi të pranojë publikisht se është në një marrëdhënie dashurie.

“Edhe meqë ra fjala, jam në një lidhje dhe jam e lumtur. Kështu që boll folët kot”.- shkroi ajo.

Ajo nuk e bëri publik identitetin e mashkullit që i ka vjedhur zemrën, mirëpo së fundmi ka treguar në Instagram bisedat e gjata ne të.

Morena ka publikuar foto të telefonatës me partnerin në orët e mbrëmjes, e cila ka zgjatur një orë.

“Të dua“- shkruan këngëtarja krahas postimit, duke treguar se është në një fazë shumë të lumtur të jetës së saj.

Para disakohësh Morena Taraku ka qenë e lidhur me miliarderin iranian, Sasha Sobhan, me të cilin i dha fund pak muaj pasi u zbulua nga mediat.

Ai është djali i Ahmed Sobhani, ish ambasador i shtetit iranian në Venezuelë që është shquar për lidhjet e afërta përfshirë edhe ato biznesore me liderin e dikurshëm, Hugo Chavez.


Shtuar 2.06.2020 10:09