“Katastrofa Kozmike”, Turqia lëvizi saktësisht 3 metra pas tërmetit vdekjeprurës

Pas tërmetit të dhunshëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, toka e Anadollit është zhvendosur me të paktën tre metra.

Ekspertët thanë se përshpejtimi i tërmeteve që shkatërruan 10 qytete është 2 herë më i madh se përshpejtimi i gravitetit.

Duke vënë në dukje se ky efekt shkatërrues ishte “anormalisht i madh”, ekspertët thanë: “Një tërmet i tillë ndodhi në Pazardjik në vitin 1500. Në atë kohë quhej “katastrofë kozmike”. Këta tërmete janë saktësisht të njëjta.”

Carlo Doglioni, kreu i Institutit Kombëtar Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), foli për gazetën italiane Corriere della Sera për tërmetin.

Duke thënë se ata mendojnë se pllaka e Anadollit, ku ndodhet vija e thyerjes, ka lëvizur të paktën tre metra në drejtimin verilindje-jugperëndim në krahasim me pllakën arabe, shkencëtari italian tërhoqi vëmendjen se kjo lëvizje ka ndodhur vetëm në 30- 40 sekonda, shkruan CNN turk. 

Ai nënvizoi se aktiviteti sizmik ka qenë shumë i lartë në rajon gjatë gjithë historisë, dhe tha: “Është sikur Turqia ka lëvizur”.

Me magnitudë 7.8, tërmeti që ndodhi midis Turqisë Juglindore dhe Sirisë Veriore ishte 1000 herë më i fortë se ai i Amatrice në vitin 2016 dhe 30 herë më i fortë se ai i Irpinia në 1980 për sa i përket energjisë së çliruar. Tërmeti, i ndjekur nga qindra pasgoditje, u regjistrua nga sizmografë në të gjithë botën, deri në Grenlandë , siç theksohet nga Instituti Gjeologjik Danez.

Tërmeti ndodhi në një zonë shumë sizmike, pika e takimit të pllakave të Anatolisë Lindore, Arabe dhe Afrikane, ku e para u shtyp nga pllaka arabe dhe u shty në perëndim drejt Egjeut.

U aktivizua një nga dy çarjet kryesore që përshkojnë Turqinë, ai i Anadollit Juglindor, i cili “është një nga më aktivët në Lindjen e Mesme, së bashku me atë të Detit të Vdekur që përshkon Sirinë, Libanin, Izraelin dhe Jordaninë dhe që ndan arabin nga afrikani”, vëren Carlo Doglioni.

Shkaku i rrëshqitjes ishte një lëvizje “transpresive”, pra përgjatë thyerjes toka lëvizte horizontalisht gjatë së cilës pati edhe një ngjeshje midis pllakës anadollake dhe asaj arabe. /Albeu.com./


Shtuar 7.02.2023 12:43