Fitoi garën për bashkinë e Patosit, ky është kandidati socialist që u bë i njohur me një gafë

Partia Socialiste mori një fitore të thellë në qarkun e Fierit. Të gjitha bashkitë i fitoi partia së majtës. Fation Duro fitoi bashkinë e Patosit me 69.97% të votave.

Duro u bë viral një javë para zgjedhjeve me videon që bëri xhiron e rrjeteve sociale me një deklaratë gjatë fushatës elektorale. Ai u shpreh në një bisedë me një grup qytetarësh se në takim ndodheshin “djem edhe vajza të reja, që tashmë janë në pension” dhe shtoi se “ata meritojnë edhe kënde ku të luajnë”.

“Këtu ka fëmijë të vegjël, janë dy vajzat aty. Gjithashtu ka djem edhe vajza që tashmë janë në pension. Dhe realisht e meritoni një vend ku të kaloni pasditen, ku të shkoni në mëngjes, dhe e kam një ide se ku duhet bërë.
Aty ku është shkolla aktuale, është vendi i duhur që mund të kthehet në ambient relaksues për të gjithë ju”, u shpreh kandidati i Partisë Socialiste, që qytetarët e Patosit i besuan mandatin për kryetar bashkie./albeu.com/