Fshehu 16 mijë euro të padeklaruara në mjet, nën hetim 37-vjeçari në Portin e Vlorës

Një 37-vjeçar është vënë nën hetim pasi u kap me 16 mijë euro të fshehura teksa po tentonte të futej në portin e Vlorës. bëhet fjalë për Indrit Prengën.

Port, Vlorë/Policia Kufitare, intensifikim kontrollesh në hyrje/dalje, duke përdorur pajisje logjistike bashkëkohore, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, falë dhe bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese që operojnë në kufi, është goditur një rast i mosdeklarimit të të hollave në hyrje të vendit tonë.

Fshehu në automjet, 16 000 euro, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit, procedohet penalisht 37-vjeçari.
vijon


Shtuar 3.07.2023 10:16