"Jemi shokuar", çfarë thonë të afërmit për të akuzuarin e vrasjes së Kurtit
Olsi Qallia është një nga tre të dyshuarit si vrasësit e Jurgen Kurtit.

Ky i fundit u ekzekutua pak pranë shtëpisë së tij në një atentat që i mori jetën.

Por edhe pse në media Olsi u përfol si një djalë që në Instagram ekspozonte jetën luksoze, në fakt familjarët dhe komshinjtë e tij flasin ndryshe.

Nëna e Olsi Qalliajt është shprehur se, “E vërteta do të dalë në shesh. Ato që kanë dalë janë një skandal, janë të pavërteta. Djali ka nëj xhaxha në Itali dhe një në Amerikë. Nuk është gjetur asnjë armë në shtëpi. Djali nuk ka makinë, nuk ka biznes nuk ka asgjë. Bashkëshorti është në emigracion. Kemi një dyqan të vogël, me atë ushqehemi. Nuk e besojmë që djali e ka bërë këtë gjë”

Ndërsa njëri prej të afërmve të Olsi Qalliajt thotë: “Ne jemi shumë të shokuar nga kjo ngjarje. Olsi është nga djemtë më të mirë të fisit tonë, të lagjes sonë. Nuk e dimë se ç’është kjo ngjarje që ka ndodhur. Jemi shumë të shokuar. Nuk e dimë… Mendojmë se mund të jetë edhe viktimë e shoqërisë, mund të jetë edhe kjo, por që djali më i mirë i lagjes. Është rritur me fëmijët tanë, me djalin tim. Djali im është për doktor sot. Olsi nuk pati mundësi të vazhdonte më tutje. Kushtet ekonomike e detyruan”.

Tre të arrestuarit shprehen se autori i krimit është Klodian Bane. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2019, ora 23:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori