ITALI/ Plumb në trup, tentohet eliminimi i shqiptarit në një lokal nate
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

Një 40-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë mbrëmjen e djeshme në komunën Pioltello në provincën e Milanos.

Mediat italiane bëjnë me dije se një shqiptar ka mbetur i plagosur në gjoks gjatë një shkëmbimi me armë zjarri rreth orës 20.00 në një lokal nate të kësaj qyteze.

Ai është duke u kuruar në spitalin San Raffaele të Milanos dhe është në rrezik për jetën.

Autoritetet italiane po hetojnë mbi gjithçka ka ndodhur dhe nuk ka bërë publik identitetin e personit të plagosur rëndë.

Shtuar më 17/11/2019, ora 19:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori